e-Banking dhe transfertat
Biznesi yt duhet të përdorë e-Banking për të thjeshtuar menaxhimin financiar, për të rritur efikasitetin në kryerjen e transaksioneve, dhe për të siguruar që asnjë barrierë të mos e pengojë zhvillimin e biznesit tënd.
Transfertat vendore për biznesin tënd
Rrit efikasitetin e biznesit tënd me shërbimin e e-Banking!
Përdor e-Banking për të iniciuar të gjitha transfertat brenda bankës ProCredit dhe për transfertat në bankat vendore, gjithmonë me shpejtësi dhe siguri. Kurseni kohë dhe mundësi për t’u përqendruar më shumë në zhvillimin e biznesit tuaj, duke e bërë menaxhimin e financave më të thjeshtë dhe më efikas.
Transfertat Ndërkombëtare
Realizo transferta pa limit kudo në botë përmes e-Banking. Ajo që veçojmë janë transfertat ProPay, të cilat ofrohen me kosto të volitshme, pasi për procesimin e tyre shfrytëzohet rrjeti i bankave të ProCredit.