Misioni i Bankës
Bankë gjermane e orientuar drejt zhvillimit!
ProCredit është një bankë gjermane e orientuar drejt zhvillimit në Evropën Lindore dhe Juglindore, e përkushtuar në mbështetjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) dhe klientëve privatë, duke nxitur rritjen ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Ne angazhohemi të ofrojmë shërbime të jashtëzakonshme për klientët, që shkojnë përtej ofrimit të produkteve financiare. Synimi ynë është krijimi i partneritetit të fuqishëm dhe afatgjatë me klientët tanë, duke u ofruar këshilla të personalizuara dhe mbështetje të vazhdueshme në çdo fazë të rrugëtimit të tyre financiar.
Parimet tona themelore udhëheqin çdo veprim që ndërmarrim:
Ne besojmë se NMVM-të janë shtytësit jetikjetikë të përparimit ekonomik dhe social. Duke i mbështetur ato përgjatë ciklit të tyre ekonomik, ne synojmë të nxisim zhvillimin e qëndrueshëm dhe të shtyjmë përpara transformimin e gjelbër në vendet ku operojmë. Duke ofruar produkte depozitimi të qasshme, shërbime bankare digjitale dhe një gamë gjithëpërfshirëse të produkteve financiare, ne synojmë të kultivojmë një kulturë kursimi dhe përgjegjësie financiare në mesin e të gjithë klientëve tanë, duke përfshirë edhe klientët privatë.
Aksionarët tanë kërkojnë kthime të qëndrueshme, e afatgjata, në përputhje me përkushtimin tonë të palëkundur ndaj praktikave etike bankare dhe ndikimit pozitiv social.
Ne investojmë intensivisht në trajnimin dhe zhvillimin e stafit tonë për të kultivuar një ambient pune të hapur, profesional dhe efikas. Kjo na mundëson të ofrojmë shërbime miqësore, kompetente dhe efektive për klientët tanë.
Raporti i ndikimit
Grupi ProCredit është i përkushtuar për të ruajtur standarde të larta etike dhe biznesore në lidhje me ndikimin e tij ekonomik, social dhe mjedisor.
Për më shumë informata mbi ndikimin e veprimeve të grupit ProCredit, ju lutemi lexoni Pikat kryesore të Raportit të Ndikimit 2024.
Kodi i Mirësjelljes
Së bashku me misionin tonë, vlerat e korporatës përfaqësojnë shtyllën kryesore të kulturës sonë të korporatës dhe zbatohen në mënyrë aktive në operacionet tona të përditshme. Ato pasqyrohen në Kodin e Sjelljes së ProCredit, i cili i përkthen parimet e grupit në udhëzime praktike për stafin tonë.