Për komunitetin

Në ProCredit, suksesi i vërtetë matet nga ndikimi pozitiv që kemi në ekonomitë e shoqërive ku operojmë dhe në komunitetin qe ndërtojmë. Duke festuar kreativitetin dhe trashëgiminë kulturore, ne tentojmë të nxjerrim në pah atë që e bën komunitetin tonë unik. Bashkë, ndërtojmë një shoqëri më të fortë, më të bashkuar dhe më të lumtur. 

Nëpërmjet sponsorimeve dhe donacioneve, gjatë vitit 2024 mbështetëm mbi 30 projekte, në fushat e artit, kulturës, rinisë, sportit dhe komunitetit të biznesit.

Aktivitete tona fokusohen në:

Credit Line Icon

Kulturë

Ne besojmë në fuqinë e artit për të frymëzuar dhe bashkuar komunitetin.

Credit Line Icon

Edukim

Me financimin e programeve edukative ne synojmë të ndërtojmë një komunitet të fortë!

Credit Line Icon

Sport

Si mik i Federatës së Basketbollit, Gjysmë maratonës, ne jemi aty ku lulëzon sporti!

Credit Line Icon

Mjedis

Natyrën e kemi në zemër, në mendje në çdo nismë! Me hapësira të gjelbëruara e shumë aktivitete.

SunnyHill Festival

Në Bankën ProCredit, ne besojmë tek fuqia e artit për të frymëzuar dhe bashkuar. Andaj, me krenari të madhe mbështesim festivalin më të madh në vend dhe rajon, Sunny Hill Festival. Ky festival, përveç se krijon një hapësirë ​​gjithëpërfshirëse për të rinjtë që të eksplorojnë dhe shfaqin talentet e tyre, gjithashtu e vendos Kosovën në hartën ndërkombëtare, duke bërë të njohur magjinë e cila ka prodhuar yje botërorë si Dua Lipa.


Përkushtimi ynë ndaj përgjegjësisë sociale dhe pasurimit kulturor është në qendër të partneritetit tonë me këtë festival të jashtëzakonshëm, duke ndërtuar një komunitet më të fortë dhe më të lidhur.

DokuFest

Për plot 20 vite, Banka ProCredit është mbështetëse krenare e DokuFest, një festival i njohur ndërkombëtarisht i filmave dokumentarë të shkurtër që mbahet në Prizren. Ky festival shërben si platformë e shkëlqyer për regjisorët dhe aktorët e rinj të shfaqin punën e tyre dhe të lidhen me profesionistë të industrisë, vendorë dhe ndërkombëtarë.

Ne jemi krenarë të jemi partner i një festivali të tillë që përdor fuqinë e tregimit për të frymëzuar ndryshimin dhe diversitetin kulturor, që nga edicioni i tij i parë. Për më tepër, mbështetja e Bankës ProCredit për DokuFest-in ndihmon për të nxitur një ekosistem të gjallë kulturor, duke tërhequr vizitorë nga e gjithë bota si dhe duke nxitur turizmin lokal dhe ekonominë.

Federata e Basketbollit të Kosovës

Si ithtarë të sportit dhe të të jetuarit shëndetshëm, Banka ProCredit mbështet Federatën e Basketbollit të Kosovës, më saktësisht, Superligën e Meshkujve në basketboll.

Përmes këtij sponsorizimi, ne synojmë të inkurajojmë pjesëmarrjen e të rinjve në sport dhe të promovojmë një mënyrë jetese të shëndetshme. ProCredit beson se sporti ka fuqinë t’i bashkojë komunitetet dhe t’i frymëzojë brezat e rinj që të ndjekin ëndrrat e tyre. Andaj, ne jemi shumë entuziastë të jemi pjesë e këtij rrugëtimi dhe të kontribuojmë në zhvillimin e basketbollit në Kosovë.

Festivali i teknologjisë – KosICT

Përkushtimi i Bankës ProCredit drejt digjitalizimit dhe të ardhmes nuk ndalet tek shërbimet e tona.


Festivali KosICT krijon një platformë për shkëmbimin e ideve dhe avancimin e zgjidhjeve digjitale, duke bërë atë një mundësi të shkëlqyer për rrjetëzim dhe bashkëpunim ndërmjet profesionistëve të fushës. Kështu, Banka ProCredit nuk ka se si mungon në një ngjarje të tillë që ka potencialin për të ndihmuar në formimin e një të ardhmeje më të ndritur për komunitetin lokal dhe më gjerë.

Gjelbërimi i natyrës

Në ProCredit, natyrën e kemi në zemër! Në mesin e synimeve tona strategjike drejt Net Zero 2050, produkteve financiare të gjelbra e shumë e shumë nismave tjera, banka nuk ngurron që të marrë dhe nisma konkrete si gjelbërimi i natyrës, rregullimi i parqeve në të gjithë Kosoven, si dhe mbjellja e drunjve në hapësirat ku ka nevojë.


Janë pikërisht këta hapa të vegjër, por shumë domethënës, të cilët krahas planifikimeve afatgjata, ndërtojnë edhe një ambient më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë!

Mbështetje e vazhdueshme për Down Syndrome Kosova

Fuqia e përfshirjes qëndron në thelb të çdo komuniteti të shëndetshëm. Për Bankën ProCredit, mbështetja e Shoqatës Down Syndrome Kosova është prioritet, pasi kjo shoqatë luan rol të rëndësishëm në mbështetjen dhe integrimin e këtij komuniteti në shoqëri.


Përmes këtij partneriteti, ne ndihmojmë në financimin e programeve edukative dhe aktiviteteve që synojnë krijimin e një shoqërie më të drejtë dhe më përfshirëse për të gjithë.


ProCredit në vazhdimësi jep mbështetje për organizatat e komuniteteve të caktuara, siç janë shoqata e të verbërve, shoqata e autizmit, Handikos, etj.

Maratona e Prishtinës

Që nga edicioni i saj i parë, Banka ProCredit është sponsori kryesor i Maratonës së Prishtinës, një ngjarje që tërheq atletë të njohur, si vendas, ashtu edhe ndërkombëtarë. Një ngjarje e tillë ka rëndësi të veçantë për bankën, pasi frymëzon komunitetin lokal të ndjekë një mënyrë jetese të shëndetshme dhe aktive, në harmoni me qëllimet e qëndrueshme të grupit ProCredit.


Banka ProCredit është krenare që mbështet një ngjarje që promovon vlerat e shëndetit, komunitetit dhe përkushtimit, duke kontribuar në një të ardhme më të ndritur për të gjithë.

Festivali i Jazz-it në Mitrovicë

Si festivali më i madh i muzikës jazz në Kosovë, Mitrovica International Jazz Days sjell çdo vit në zemër të Mitrovicës talente të njohura ndërkombëtare dhe lokale, duke krijuar një platformë të pasur për shkëmbimin kulturor dhe muzikor.


Banka ProCredit mbështet me krenari të madhe këtë festë arti, duke kontribuar në zhvillimin e skenës kulturore dhe artistike në Kosovë.

Kosova Makers League

Si gara më e madhe e robotikës në Kosovë për shkolla fillore, për bankën ProCredit mbështetja e një ngjarje të tillë është pjesë e një diçkaje më të madhe. Duke mbledhur nxënës të talentuar dhe të pasionuar pas teknologjisë dhe inovacionit, kjo garë nuk është vetëm një mundësi për të nxitur pasionin për shkencën dhe teknologjinë në brezat e rinj, por gjithashtu për të kontribuar në edukimin e gjeneratave të ardhshëm të Kosovës, andaj si e tillë, mban një vend të veçantë në misionin tonë.