Sistemi i sinjalizimit

Banka ProCredit në Kosovë është e përkushtuar për të mbajtur standarde të larta etike në lidhje me aktivitetet e veta afariste dhe ndikimin mjedisor dhe social.

Qëllimi ynë është të promovojmë kulturën e komunikimit të hapur, ku ndershmëria dhe besueshmëria janë norma. Prandaj, ne ofrojmë një mjedis pune të hapur që inkurajon punonjësit të komunikojnë drejtpërdrejt me menaxherët, Burimet Njerëzore, Auditimin e Brendshëm, Pajtueshmërinë ose Menaxhmentin për të ngritur shqetësimet që mund të kenë. Për më tepër, Banka ProCredit ka një sistem për denoncimin e parregullsive që lejon raportimin anonim të sjelljeve joetike.

Nëse, në lidhje me aktivitetet tona afariste dhe ndikimin e tyre në mjedis dhe sferën shoqërore, dëshironi të raportoni informacione për veprime të kryera me qëllime kriminale, siç janë shkeljet kriminale të Kodit tonë të Mirësjelljes, politikave ose procedurave të brendshme, apo shkeljet e ligjit të zbatueshëm, mund të na kontaktoni në adresën e mëposhtme të e-mailit: KOS.WhistleBlowing@procredit-group.com.

Ne i trajtojmë të gjitha treguesit e shkeljeve të kryera me qëllime kriminale në mënyrë të qëndrueshme dhe sipas standardeve të barabarta. Mbrojtja e të drejtave dhe privatësisë së personit që denoncon garantohet sipas ligjit të zbatueshëm dhe masave të përshtatshme teknike dhe organizative.