Sipas njoftimeve të disponueshme për të drejtat e votës ose deklarimeve vullnetare, në fund të vitit¹ 2024 aksionarët më të mëdhenj të ProCredit Holding AG janë: Zeitinger Invest GmbH, Kreditanstalt für Wieder aufbau (KfW), DOEN Participaties BV, European Bank for Reconstruction and Development (EBRD) dhe Teachers Insurance and Annuity Association of America (TIAA). Si kompania mbikëqyrëse e grupit në përputhje me Aktin Gjerman të Bankave dhe si kompani mbajtëse financiare nën grupin mbajtës financiar ProCredit, ProCredit Holding AG mbikëqyret në nivel të konsoliduar nga Autoriteti Federal i Mbikëqyrjes Financiare të Gjermanisë (Bundesanstalt für Finanzdienstleistungsaufsicht, BaFin) dhe nga Bundesbanku i Gjermanisë.
(1) Sipas deklarimeve vullnetare të Zeitinger Invest më 13 prill 2023 (shih “Informacione tjera” në seksionin “Marrëdhëniet me investitorë” të faqes së internetit të ProCredit Holding); (2) Sipas deklarimeve vullnetare të KfW më 17 prill 2023 (shih “Informacione tjera” në seksionin “Marrëdhëniet me investitorë” të faqes së internetit të ProCredit Holding);(3) Sipas deklarimeve vullnetare të DOEN Participaties më 14 prill 2023 (shih “Informacione tjera” në seksionin “Marrëdhëniet me investitorë” të faqes së internetit të ProCredit Holding); (4) Sipas njoftimeve për të drejtat e votës deri më 23 maj 2023; (5) Sipas njoftimeve për të drejtat e votës deri më 29 dhjetor 2016. Struktura e aksionarëve e paraqitur më sipër bazohet në njoftimet publike për të drejtat e votës nga BERZH-i (EBRD) dhe TIAA dhe, në rastin e Zeitinger Invest GmbH, KfW dhe DOEN Participaties B.V., në deklarimet vullnetare për të drejtat e votës (shih “Njoftimet për të drejtat e votës” dhe “Informacione tjera” në seksionin “Marrëdhëniet me investitorët”). Ky zbërthim është llogaritur duke krahasuar numrin e të drejtave të votës të raportuara nga aksionarët në datat e sipërpërmendura me numrin total të të drejtave të votës (aktualisht 58,898,492). ProCredit Holding AG ka bërë përpjekje të arsyeshme për të ofruar një pasqyrë reale të strukturës së aksionarëve. Megjithatë, për shkak të kufizimeve në disponueshmërinë dhe verifikueshmërinë e të dhënave, ProCredit Holding AG nuk merr përgjegjësi për saktësinë, plotësinë dhe përditësimin e informacionit të paraqitur këtu.
| Aksionari | Shuma e vlerës nominale (EUR) | Numri i aksioneve | në % |
|---|---|---|---|
| ProCredit Holding | 61,346,210 | 12,269,242 | 100% |
| Total | 61,346,210 | 12,269,242 | 100% |
Banka ProCredit është e vlerësuar nga agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Fitch Ratings BB+
Ne punojmë në përputhje me praktikat më të mira bankare dhe me standardet rregullative në Gjermani
Për më shumë informacion në lidhje me aksionarët dhe strukturën aksionare, si dhe përbërjen e Bordit Drejtues dhe Bordit Mbikëqyrës të ProCredit Holding, ju lutemi shihni ueb faqen e ProCredit Holding.