Kredi e gjelbër

Përmes kredisë së gjelbër ti kontribuon në mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm, duke përfituar edhe financiarisht.

Lexo më poshtë si mund të investosh mençur dhe të bëhesh mik i natyrës! 

Pse shtëpia jote duhet me qenë efiçiente?

Jo një, as dy, por tri përfitime i sjellin investimet në efiçiencë të energjisë. 

Përmes këtij investimi, ti:

  • Redukton konsumin e energjisë përmes instalimit të teknologjive me performancë të lartë dhe efiçiente
  • Rrit performancën e pajisjeve duke i zëvendësuar me ato moderne dhe efiçiente 
  • Zvogëlon ndotjen dhe kontribuon për një mjedis më të pastër dhe jetë më të shëndetshme 

Disa lloje të investimeve: kaldajë/bojler, ndriçim, ventilim, kondicioner, frigorifer dhe ngrirës, pajisje shtëpiake etj.

Apliko këtu

A i ke vendos panelet solare?

Vendos panele solare sot dhe së paku ti nisja reduktoje emetimin e dioksidit të karbonit. Energjia solare nuk është vetëm një zgjidhje e gjelbër, por edhe një investim i mençur që arsyeton çdo cent të shpenzuar.

Përmes këtij investimi, ti:

  • Redukton ndjeshëm faturat mujore të energjisë elektrike
  • Shfrytëzon diellin si burim i pastër dhe i pashtershëm i energjisë
  • Zvogëlon ndotjen dhe kontribuon në një mjedis më të shëndetshëm

Sa para kursen nëse i vendos panelet solare? Sa kushton investimi?

Shiko këtu

A do të blesh veturë elektrike?

Ka shkuar koha kur shoqëria të ka thënë: ‘jepi gaz veturës’. Sot, ti je hero i natyrës dhe model i shoqërisë tënde nëse vetura juaj është elektrike dhe bash nuk shkakton aspak zhurmë gjatë vozitjes. 

  • Një veturë elektrike emeton më pak CO2 krahasuar me një veturë që lëviz me naftë 
  • Veturat elektrike janë më ekonomike, shpenzojnë më pak 
  • Veturat elektrike shkaktojnë deri në 100% më pak ndotje akustike 

Një veturë elektrike që mbushet me rrymë të prodhuar nga panelet solare?! S’ka të paguar!

Apliko këtu