e-Banking dhe transfertat

Në telefon apo laptop, bankën e ke më afër se kurrë!

e-Banking, shpejt dhe lehtë për çdo transaksion bankar.

Apliko tani

Transferta brenda Bankës ProCredit

Të gjitha transfertat që urdhërohen nga Banka ProCredit te përfituesi i cili e ka llogarinë në Bankën ProCredit hyjnë në kategorinë e transfertave brenda bankës, ndaj procesohen në më pak se 5 minuta. Këto lloje të transfertave iniciohen përmes platformës e-Banking dhe aplikacionit mobil.

Këtu përfshihen edhe transfertat brenda llogarive të të njëjtit klient, p.sh. transferta nga llogaria juaj rrjedhëse në llogarinë tuaj të kursimit apo në llogarinë e kursimit të fëmijës suaj.

Video udhëzuese

Transfertat vendore

Me shërbimet e-Banking ose të aplikacionit mobil mund t’i realizosh të gjitha transfertat vendore në rastet kur llogaria përfituese është në ndonjërën nga bankat e tjera vendore apo në ndonjë institucion financiar jobankar të licensuar nga Banka Qendrore. 

Sot, dita tejet e ngarkuar nuk mund të menaxhohet pa e-Banking. Lehtësoja vetes ngarkesën duke i realizuar shërbimet online. 

Cilat shërbime mundesh me i realizu përmes aplikacionit mobil dhe e-Banking?

Më shumë

Transfertat ndërkombëtare

Transfero para sigurt dhe lehtë në çdo vend të botës dhe prano transferta nga kudo përmes e-Banking.



Do të inicosh transfertë? Gjeji informatat më poshtë: 

  • Emri, mbiemri dhe adresa e përfituesit 
  • Numri i llogarisë së përfituesit ose IBAN
  • Kodi SWIFT i bankës së përfituesit

Urdhërpagesa automatike

Përmes këtij shërbimi, mund ta inicosh transfertën një herë (brenda bankës, brenda llogarive të tua apo ndonjë transfertë vendore) dhe pastaj, transfertat inicohen automatikisht çdo herë sipas kërkesës tënde deri në momentin kur ti e ke përcaktuar t’i ndalosh, apo deri kur ta ndalosh manualisht si shërbim.

Për të inicuar pagesa periodike, duhet të përcaktosh specifikat si më poshtë: 

  • Periudhën: datën kur dëshiron të procesohet transferta
  • Shumën që do ta transferosh 

Të gjitha urdhërpagesat periodike inicohen dhe menaxhohen përmes e-Banking.

Video udhëzuese