Paguaj me një klik përmes Google Pay™
Me Google Pay mund t’i shtosh kartelat e tua bankare Mastercard në platformën Google dhe të paguash nga telefoni apo ora e mençur (smart watch) në dyqane, internet dhe aplikacione të tjera ku pranohet ky shërbim, me siguri maksimale.
Ky shërbim ofrohet për përdoruesit të pajisjeve Android.
Si të paguash me Google Pay?
Avantazhet e Google Pay
Google Wallet si pjesë integrale e sistemit të pagesave Google Pay është një kuletë digjitale që ju mundëson të realizoni pagesa përmes telefonit të mençur apo pajisjeve tjera mobile me Android që përkrahin teknologjinë pa kontakt në distancë të afërt e emërtuar si NFC (Near Field Communication). Ju mund të paguani në të gjitha POS terminalet që mbështesin pagesat pa kontakt.
Përparsitë kryesore janë:
• Gjatë realizimit të pagesës nuk është e domosdoshme të keni kartelën me vete apo ta nxjerrni nga kuleta ose çanta.
• Siguria gjatë pagesës është shumë e lartë pasi që gjatë realizimit të pagesës do përdoret kartela e digjitalizuar gjegjësisht një token i cili është i ndryshëm nga numri i kartelës. Numri i kartelës nuk shpaloset asnjëherë.
• Terminalet që pranojnë pagesa përmes Google Wallet mund të identifikohen përmes aplikacionit të hartës të Google.
Siguria dhe privatësia janë të ndërtuara në çdo aspekt të Google Wallet për të mbajtur të mbrojtura të gjitha informatat e kartelës. Kur të bëhet një pagesë me prekjen (tap) më telefonit Android, Google Wallet nuk ndan numrin e kartelës me biznesin, kështu që informata e pagesës mbetet e sigurt.
Shënim: Ju duhet të kujdeseni që telefoni i juaj është i mbrojtur duke caktuar parametra të sigurisë për autentikim (pin, shenja të gishtrinjëve etj.) për hapjen e ekranit.
Për të filluar përdorimin e Kuletës Digjitale Google - Wallet, telefoni apo pajisjet tjera duhet të kenë:
SHËNIM: Për shkak të kufizimeve nga Apple, Google Pay për momentin nuk funksionon në pajisjet me sistemin operativ IOS.
a). Kontrollon saktësinë e të dhënave të kartelës (numrin e kartelës, datën e skadimit, CVV).
b). Nëse detajet janë të sakta, krijohet një token dixhital (një identifikues unik për kartelën). Ky token zëvendëson numrin aktual të karteles, permes te cilit realizohen transaksionet, duke rritur sigurinë.
c). Dhe në fund, duhet të konfirmoni shtimin e kartelës në Google Wallet dhe Google Pay me anë të One Time Password (OTP) që dërgohet në numrin e telefonit tuaj të cilin e keni të regjistruar në bankë.
d). Në rastet kur është e pamundur të aktivizohet kartela në Google Wallet, atëherë do të shfaqet mundesia e aktivizimit përmes thirrjes në qendrën e kontaktit të ProCredit Bankës në numrin 049555555 apo 038555555
Të gjitha kartelat MasterCard të lëshuara nga ProCredit përfshirë kartelat e debitit dhe kreditit për klientët privat dhe të biznesit përkrahen në Google Wallet.
Shënim: Komunikimi në fushë të afërt (NFC) duhet të jetë i ndezur për të bërë pagesa pa kontakt. Për të ndezur NFC-në, kontrolloni parametrat e telefonit tuaj.
Google Wallet mund të përdoret në të gjitha POS terminalet (përfshirë dhe Soft POS) që mbështesin pagesat pa kontakt si brenda ashtu edhe jashtë vendit dhe të cilat përkrahin kartelat e brendit MasterCard.
Google Pay pranohet në të gjitha terminalet që kanë njërën nga këto logo:
Varësisht prej vlerës së pagesës e cilat shtypet në pikat e shitjes- POS terminal, janë dy metoda të mundshme të pagesës:
Shënim: Autentikimi mund të kërkohet edhe për vlerat nën 50 EUR, varësisht nga vlersimet që Google në përdorimin e paisjes Android.
Pagesat realizohen përmes teknologjisë NFC dhe nuk ka nevojë për qasje në internet.
Pas instalimit te aplikacionit mobil të gjitha kartelat duhet të digjitalizohen prej fillimit dhe të ndjeken hapat e njëjtë sikurse herën e parë.
Pasi të hyni në Kuletën Digjitale Google Wallet, duhet të zgjedhni menynë në këndin e lartë djathtas, dhe pastaj opcionin Largo metodën e pagesës.
Për të parë transaksionet e bëra me kartelën tuaj duke përdorur Google Wallet:
Për të kuptuar transaskionet e realizuara me sukses duhet të shikoni tek Historiku i transaksioneve në aplikacionin mobil të ProCredit.
Në rast të vjedhjes apo humbjes së telefonit ju duhet menjëhere të informoni Bankën duke kontaktuar Qendrën e Kontaktit në numrin 038 555 555 ose 049 555 555 në mënyrë që të bëhet bllokimi i kartelave të digjitalizuara apo edhe kartelave fizike. Në rast humbje apo vjedhje të telefonit ju mund të kërkoni nga banka bllokimin e vetëm kartelave të digjitalizuara(tokenave). Përderisa mund të vazhdoni me përdorimin e kartelës fizike.
Në rast të vjedhjes apo humbjes së kartelës ju duhet të bllokoni atë përmes aplikacionit mobil bankar apo duke kontaktuar Qendrën e Kontaktit në numrin 038 555 555 ose 049 555 555 ku mundë të mbyllet tokeni dhe të largohet kartela nga Kuleta Digjitale Google Walletkartele dhe nuk mund të përdoret për pagesa përmes Kuletës Digjitale Google Wallet. Përveq nëse kërkoni nga Banka zhbllokimin e Tokenit gjegjësisht kartelës së digjitalizurt. Në paisjen e re ju mundë ta shtoni kartele ekzistuese apo kartelen e re nëse paraprakisht e keni mbyllur kartelen e mëparshme.