Kartela Mastercard - shoqëruesja jote e udhëtimeve!
Pavarësisht se cilën pako bankare zgjedh, kartelën Mastercard do ta pranosh automatikisht në adresën tënde. Kartelën e pranon përmes postës, pa asnjë kosto shtesë.
A e di se?
Të gjitha kartelat e Bankës ProCredit janë të prodhuara nga materiali organik, dorëzohen tek klientët me veturë elektrike dhe janë të vendosura në zarf nga materiali i ricikluar.
Zgjedhja jote për të përdorur kartelat e bankës ProCredit tregon përfshirjen tënde në mbrojtjen e mjedisit, pasi materiali organik zvogëlon ndikimin negativ të plastikës, përdorimi i veturës elektrike ul ndotjen e ajrit, ndërsa materiali i ricikluar pakëson nevojën për burime të reja.
Kur kartela e Bankës ProCredit ka mbetur brenda në bankomat, përfaqësuesit e bankës do të të njoftojnë ditëve në vijim për vendin dhe ditën kur mund ta merrësh kartelën. Lidhur me kartelat e bankave të tjera, lutemi të paraqitesh në degën më të afërt ose t’i telefonosh qendrës së kontaktit në 049/555-555 ose 038/555-555 për më shumë informacion ose shkruaj në adresën zyrtare të email-it të bankës kos.kujdesiperkliente@procredit-group.com
Klientët mund ta resetojnë kodin e ri PIN përmes aplikacionit mobil ose mund të drejtohen në ndonjërën nga pikat tona shërbyese.
Klientët mund ta ndërrojnë kodin PIN përmes aplikacionit mobil, në bankomatet e bankës ose mund të drejtohen në ndonjërën nga pikat tona shërbyese.
Aktivizimi i kartelës dhe kodit PIN mund të bëhet përmes operatorëve mobil të Kosovës, si dhe përmes aplikacionit mobil. Shiko manualin këtu.
Të gjitha limitet e kartelave mund t’i gjesh këtu.
Vlera që mund të paguani, pa futur PIN-in, është 50 euro për transaksion, me maksimum 4 transaksione ditore.