Shërbimet me SMS
Me një SMS e mbush telefonin ose kontrollon bilancin e llogarisë!
Shfrytëzo shërbimet SMS. Vetëm për 10 sekonda mund t’ia thjeshtësosh vetes disa veprime të vogla bankare.
Të gjitha shërbimet SMS dërgohen në numrin 50333.
Njoftimi SMS
ProCredit u mundëson klientëve privatë të zgjedhin limitin për të cilin duan të njoftohen me SMS.
SMS Mbushje
Të ka ndodh që të duhen para për telefon apo abonimi të ka skaduar pas orareve zyrtare ku ofrohen këto shërbime? Shfrytëzo shërbimin SMS-mbushje dhe kryej punë pa gajle.
Mbushje telefoni:
Vala, IPKO mobil, IPKO FIKS
Mbushje të produkteve mujore të IPKO-s:
Internet, TV, DuoTv (internet + TV), DuoFIX (internet + telefoni fiks)
Si të realizohet mbushja e telefonit?
Shkruaj numrin e telefonit “hapësirë” shumën dhe dërgo SMS në 50333.
Për ta shfrytëzuar këtë shërbim, klientë duhet që paraprakisht ta kenë aktivizuar shërbimin.
SMS Bilanci
Për ta shfrytëzuar këtë shërbimm klientët duhet që paraprakisht ta kenë aktivizuar shërbimin.