Certifikimi me standardin e menaxhimit mjedisor ISO 14001
ProCredit Bank Kosova është certifikuar me ISO 14001, e cila është standard ndërkombëtar për menaxhimin e sistemeve mjedisore . Kjo certifikate konfirmon përpjekjet e ekipit tonë në përkujdesjen e implementimit të legjislacionit mjedisor dhe është motivim shtesë i yni për të ndërmarrë më shumë aktivitete për mbrojtje të mjedisit.
Anëtare e CSR (Përgjegjësisë Sociale Korporative) në Kosovë.
CSR është një koncept që inkurajon bizneset dhe organizatat të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë. Ky rrjet bashkon biznese dhe organizata me përgjegjësi sociale për të punuar së bashku drejt qëndrueshmërisë, duke promovuar parimet dhe vlerat e përgjegjësisë shoqërore korporative. ProCredit ka fituar disa herë çmimin si korporatë me përgjegjësi sociale për zbatimin e masave të mbrojtjes së mjedisit.
Nisma Financiare e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara (UNEP FI)
ProCredit Holding AG është anëtar i Nismës Financiar të Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara (UNEP FI) dhe bashkëndan Parimet e tij për Bankimin e Përgjegjshëm. Për më tepër, në kuadër të së njëjtës nismë, ProCredit Holding merr pjesë në Grupin e Udhëheqësve Financiarë mbi Plastikën.
Aleanca për Bankimin Net-Zero (NZBA)
Aleanca për Bankimin Net-Zero (NZBA) ProCredit me kënaqësi ju ka bashkuar aleancës së bankave nga e gjithë bota që janë të përkushtuara për të harmonizuar portofolin e tyre të huadhënies dhe investimeve me emetimet zero deri në vitin 2050 ose më herët. Kjo është në përputhje me objektivat më ambicioze të përcaktuara në Marrëveshjen e Parisit për Klimën.
Nisma për Objektivat Bazuar në Shkencë(SBTi)
Grupi ProCredit është zotuar të caktojë reduktimet e ardhshme afatshkurtra dhe afatgjata të emetimeve, në përputhje me Standardin Net-Zero të Nismës për Objektivat Bazuar në Shkencë (SBTi). Nisma për Objektivat e Bazuar në Shkencë (SBTi) i ka vlerësuar objektivat afatshkurtra të ProCredit Holding si të bazuara në shkencë. Grupi është angazhuar që në afatshkurtër të reduktojë emetimet e veta të Fushës 1 dhe 2 me 42%, si dhe të angazhohet me klientët përgjegjës për reduktim të emetimeve për 28%.
Parimet Globale të PBB-së për Fuqizimin e Gruas (UN Global WEPS)
Banka ProCredit është anëtare e Parimeve për Fuqizimin e Gruas (WEPs), të cilat përbëjnë një grup parimesh që ofrojnë udhëzime për bizneset, në mënyrë që ato të promovojnë barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave në vendin e punës, në treg dhe në komunitet.
Pakti Global i Kombeve të Bashkuara (UNGC)
Pjesëmarrja në Paktin Global të Kombeve të Bashkuara (UNGC) për qeverisje të qëndrueshme dhe të përgjegjshme korporative nënvizon angazhimin tonë për ta mishëruar qëndrueshmërinë në mënyrë strategjike dhe për të kontribuar në zbatimin e OZHQ-ve përmes miratimit të dhjetë parimeve të Paktit Global të OKB-së.
Partneriteti për Llogaritjen e Karbonit Financiar (PCAF)
Si pjesë e përpjekjeve tona për të vlerësuar emetimet e Sferës 3 që vijnë nga portofoli ynë i kredive, si dhe për të matur rreziqet klimatike dhe për të kufizuar ndikimin tonë në ndryshimet klimatike, grupi ProCredit i ka vënë vetes detyrë të masë dhe të publikojë emetimet e gazrave serrë të lidhura me aktivitetet e kredidhënies dhe investimeve në përputhje me standardet e Partneritetit për Llogaritjen e Karbonit Financiar (PCAF).
Modeli i Ndikimit të Përbashkët (JIM)
Me qëllim arritjen e krahasueshmërisë, përgjegjshmërisë dhe transparencës në matjen e treguesve kryesorë të ndikimit në mënyrë të harmonizuar, grupi ProCredit u bashkua me JIM dhe filloi të kuantifikojë vendet e punës indirekte dhe vlerën e shtuar të investimeve të veta.