Pyetjet dhe përgjigjjet më të shpeshta

Klientët mund të aplikojnë për shërbime kreditore përmes sistemit të aplikimit online i cili është i integruar në web faqen e bankës. Gjeni aplikacionin këtu.

Në gamën e gjerë të shërbimeve tona, ofrojmë edhe kredi për blerje të shtëpisë apo banesës. Për më shumë kliko linkun.

Për t’u kualifikuar për kredi në bankën ProCredit, fillimisht klientët duhet të jetojnë dhe veprojnë në Kosovë. Po ashtu, klientët duhet të kenë të hyra të rregullta mujore nga paga, qiraja, pensioni nga vendet jashtë Kosovës.

Nëse ju vazhdoni të jeni pranues i pagës/pensionit/qirasë përmes bankës ProCredit, atëherë ju mund të aplikoni për mbitërheqje/overdraft apo rritje të limitit të ri të po këtij shërbimi përmes ueb faqes, apliko këtu.

Banka ProCredit ofron shërbime kreditore për banorë të Kosovës. Përveç kësaj, klientët duhet të plotësojnë kriteret e moshës të paraparë me rregulloret e aplikueshme në Kosovë (mosha minimale 18 vjeç), të merrni  pagën përmes bankës ProCredit, apo të sillet konfirmimi nga punëdhënësi që paga procedohet përmes bankës apo të hyra tjera që pranohen nga qiraja apo pensioni nga vendet jashtë Kosovës.

Banka ofron kredi për vetura përmes kredisë investive deri në 50,000 Euro.

Banka ofron kredi për shtëpi/banesë deri në 360 muaj.