Letër kredia

3D Secure Dynamic

Letër kredia është një zotim, të cilin zakonisht e merr përsipër ProCredit Bank me kërkesën e njërit nga klientët e saj për t'i paguar një përfituesi të emëruar një shumë të specifikuar të hollash. Nëse merreni me import apo eksport, atëherë me letër kredinë nga ProCredit Bank ju evitoni çdo lloj rreziku të mundshëm në lidhje me mospërmbushjen e obligimeve nga ana e partnerit tuaj në biznes.

Partneri i biznesit nga i cili ju keni porositur mallrat duhet t’i përmbushë të gjitha kushtet e specifikuara në letër kredi në mënyrë që ai ta pranojë pagesën. Në këtë letër kredi, ju dhe partneri juaj mund të specifikoni detaje si:

  • Data e fundit kur mund të transportohen mallrat
  • Sasinë e mallit
  • Cilësinë dhe specifika të tjera të mallit

Në këtë mënyrë ju siguroheni se mallin e porositur mund ta pranoni sipas kërkesave tuaja.

Llojet e letër kredisë që ofrojmë janë:

  • Letër kredia e parevokueshëm - nënkupton që kredia nuk mund të ndryshohet, apo anulohet, pa marrëveshjen e të gjitha palëve (përfituesit, aplikuesit dhe bankës).
  • Letër kredia e miratuar Standby (gati) - vepron si garanci bankare nga banka emetuese te përfituesi i jashtëm ndaj mospërmbushjes së obligimit nga klienti (aplikanti).
  • Letër kredia për eksport - paraqet garanci për eksportuesin, i cili do të paguhet pas dorëzimit të mallrave dhe shërbimeve sipas kërkesës/vendimit në kontratën e shitjes.
  • Letër kredi e pagueshme me prezentim të dokumenteve do të thotë që importuesi i mallrave duhet të paguajë vlerën e cekur në dokumente me rastin e prezantimit të dokumenteve në bankën e tij (bankën emetuese të letër kredisë) nëse dokumentet janë në përputhshmëri me kushtet e letër kredisë.
  • Letër kredia e pagueshme në të shtyrë do të thotë që importuesi i mallrave duhet të paguajë vlerën e cekur në dokumente në ditën siç është përcaktuar në kushtet e letër kredisë së lëshuar.
  • Letër kredi e pakonfirmuar – lëshohet, udhëhiqet dhe punohet drejtpërdrejt nga banka e importuesit.
  • Letër kredia e konfirmuar - lëshohet, udhëhiqet dhe punohet nga një bankë tjetër e cila përfshihet në këtë lloj të letër kredisë në bazë të marrëveshjes apo kërkesave që kanë importuesi dhe eksportuesi dhe duke u bazuar në raportet që i ka banka lëshuese me bankën e zgjedhur për konfirmimin e letër kredisë.
  • Letër kredia e transferueshme - i mundëson përfituesit të parë të letër kredisë të veprojë si ndërmjetësues dhe t’i transferojë të drejtat e tij nga letër kredia te shitësi i mallrave.