Transfertat kombëtare

WeB-SME-CSP

Transfertet kombëtare janë të gjitha urdhër pagesat që realizohen përmes bankave që operojnë brenda territorit të Kosovës.

  • Pagesat tek përfituesi që ka llogari me bankën tonë, mjetet kalojnë në llogari, mesatarisht brenda 15 minutave.
  • Pagesa për klientë që kanë llogari në ndonjërën nga bankat tjera brenda Kosovës.

Pagesat kombëtare mund të jenë:

  1. Standarde që procesohen brenda të njëjtës ditë të punës
  2. Prioritare që ekzekutohen vetëm përmes e-Banking dhe procesohen brenda 15 minutave nga momenti i pranimit

Si dhe të gjitha pagesat tjera kombëtare që kanë për qëllim pagesën për shërbime të ndryshme, siç mund të jenë:

  • Faturat: uji, rryma, telefoni
  • Në emër të komunës: tatimin në të ardhura personale, kontributet pensionale, tatimin në pronë, pagesat tjera për shërbimet e pranuar nga njësit buxhetore ( ministrit, gjykatat etj.)
  • Pagesat për doganë

Transfertat kombëtare