Epoka moderne e pagesave digjitale me Google Pay dhe Bankën ProCredit

Në epokën moderne të telefonave të mençur, ku komunikimi dhe qasja në informacion janë bërë më të lehta, edhe procesi i pagesave po revolucionarizohet çdo ditë e më shumë. E, në revolucionin drejt së ardhmes, Banka ProCredit qëndron gjithmonë një hap përpara me shërbime inovative.

Përmes partneritetit të ProCredit me Google Pay, edhe Kosova u shtohet vendeve moderne që kanë qasje dhe mund ta përdorin Google Pay për të kryer pagesa. Me Google Pay ti mund t’i shtosh të gjitha kartelat e tua në një vend dhe të paguash lehtësisht nga telefoni apo ora jote e mençur, pa procedura shtesë.

Si dhe pse, ta tregojmë ne.

Aktivizimi i Google Pay

YOUTUBE LINK – video 1

Blerjet me Google Pay

YOUTUBE LINK – video 2

Avantazhet e Google Pay

Tani që je sistemuar dhe je familjarizuar me shërbimin e Google Pay, është koha ta dish se çka përfiton nga një shërbim i tillë.

Lehtësi në pagesa në POS 

Mundimi teksa nxjerr paratë apo kartelën bankare nga siguria e kuletës tënde dhe sikleti i pritjes apo shkaktimit të radhës për të tjerët në dyqane apo qendra tregtare  janë brenga të së kaluarës. 

Me Google Pay, ti mund të kryesh pagesa të çastit në dyqane, vetëm duke e mbajtur telefonin tënd të mençur Android apo orën tënde të mençur afër tterminalit POS, kudo ku pranohen pagesat pa kontakt që përdorin teknologjinë e komunikimit në fushë të afërt (NFC). Kjo redukton plotësisht nevojën për kartela fizike apo para të gatshme, duke eliminuar rreziqet apo ngatërresat e pagesave fizike. 

Siguri e lartë 

Transaksionet përmes Google Pay janë të mbrojtura me teknologji të avancuar enkriptimi të zhvilluara nga vet Google, duke garantuar një nivel të lartë të mbrojtjes së të dhënave të tua personale dhe financiare.

Shpejtësi në pagesat online 

Kur kartela jote shtohet në Google Wallet, është më se e thjeshtë të paguash online. Vetëm zgjidh opsionin ‘Paguaj me Google’ ose zgjidhe Google Pay si metodën tënde të pagesës. Brenda një minute, procesi përfundon, pa pasur nevojë të japësh të dhënat e kartelës sa herë që bën pagesa në internet. 

Ndërro lojën me Google Pay

Banka ProCredit është ndër bankat e para në Kosovë që sjell tek klientët e vet Google Pay, duke afruar veten një hap më pranë modernizimit total të shërbimeve bankare dhe përmbushjes së misionit të vet për digjitalizimin e plotë të shërbimeve. E ti, si klient i saj, ke privilegjin ta shijosh herët të ardhmen e pagesave digjitale, me ProCredit-in!

Ende më lehtë për ty me Google Pay!