A je gati ta transformosh biznesin tënd dhe t’u ofrosh klientëve të tu një përvojë të jashtëzakonshme? Me mPOS nga Banka ProCredit, telefoni yt celular bëhet pikë e shitjes, duke e bërë edhe më të lehtë pranimin e pagesave!
Ti mund të pyesësh, si funksionon kjo?
Duke parë kërkesën gjithnjë e në rritje të klientëve për modernizimin e shërbimeve, Banka ProCredit ofron një zgjidhje praktike që sjell më shumë fleksibiliet krahasuar me POS-in klasik. Ky është mPOS-i (Mobile Point of Sale)!
Por, çfarë është mPOS-i dhe si mund të përfitojnë bizneset nga kjo teknologji?
Çfarë është mPOS-i?
Është shumë e thjeshtë.
mPOS-i është një sistem modern që u lejon bizneseve të pranojnë pagesa përmes pajisjeve mobile, si telefonat inteligjentë dhe tabletët. Pra, në vend që të përdorësh pajisje tradicionale për pagesa, ti mund ta instalosh aplikacionin mPOS në një telefon Android dhe ai i përpunon transaksionet njëjtë sikur një POS normal. Kjo, falë teknologjisë NFC, që lejon transferimin e të dhënave midis dy pajisjeve të aktivizuara NFC kur ato janë afër njëra-tjetrës, zakonisht brenda disa centimetrave.
Praktikisht, kjo i bie se ti mund ta transformosh telefonin Android në një terminal funksional POS për biznesin tënd dhe të gëzosh fleksibilitet, siguri të pakrahasueshme, e mbi të gjitha, inovacion për klientët!
Pagesa fleksibile për biznesin tënd
A ka POS-i letër? A është procesuar pagesa? Pse nuk po gjenerohet fatura?
Harroji këto brenga! Ti dhe i gjithë stafi i biznesit tënd përfitoni nga një sistem siç është mPOS-i, duke ta lehtësuar barrën e mirëmbajtjes së POS-eve. E përveç kësaj, të pasurit POS-in në telefon nënkupton se biznesi yt pranon pagesa kudo dhe kurdo, nga cilado kartelë, pa asnjë limit teknik apo diçka tjetër.
Dhe jo vetëm të pranojë!
Përveç realizimit të pagesave, mPOS të mundëson edhe kthimin e tyre, si edhe gjenerimin e pagesave të realizuara për intervale të përcaktuara nga ti vet. Falë natyrës digjitale të shërbimit, mPOS-i të pajis me raporte të detajuara të transaksioneve dhe faturave elektronike të cilat janë shumë të rëndësishme në mbajtjen e një pasqyrë të qartë të financave të biznesit tënd. Detajet mbi këto procese mund t’i gjesh këtu.
Më fleksibil se kaq nuk ka ku shkon!
Përdorimet praktike të NFC-së në mPOS
Dyqanet e vogla dhe kafeteritë: Përshpejton procesin e pagesave dhe redukton radhët.
Tregtarët ambulantë dhe panairet: Pranon pagesa në mënyrë të shpejtë dhe të sigurt në vende të ndryshme.
Shërbimet e dorëzimit: Pranon pagesa në vendndodhjen e klientit pa pasur nevojë për pajisje të mëdha.
Ndërro lojën me mPOS!
Nëse biznesi yt është dyqan apo kafene e vogël, ose qoftë dhe biznes i shërbimeve të postës dhe të natyrës së tillë, pranimi i pagesave nga vendndodhja e klientit është një përparësi e hatashme të cilën ta ofron vetëm mPOS-i! Pavarësisht a operon në lëvizje apo ke fluks të klientëve për të paguar, me mPOS-in çdo pagesë është e thjeshtë, e shpejtë dhe e sigurt.
Mos e kapërce një mundësi të tillë! Hap një llogari biznesi në Bankën ProCredit dhe pajisu me shërbimin më “in” për momentin!
E për ty, që veçse je pjesë e komunitetit të ProCredit, mPOS-i bëhet i yti veç me një mesazh në kutinë postare në e-Banking apo duke kontaktuar me këshilltarin tënd të biznesit.
Lehtë për biznesin, me mPOS!