e-Commerce

E ardhmja digjitale tashmë është këtu!

e-Commerce është një domosdoshmëri për çdo biznes, duke ofruar mundësi të pafundme për t’u rritur dhe arritur klientë edhe jashtë Kosovës.  Të gjithë ata që investojnë në këtë fushë sot, do të thyejnë kufijtë klasik e të bërit biznes.

Apliko këtu

Pse i duhet biznesit tënd e-Commerce?

  • Pranon dhe menaxho pagesat e klientëve në kohë reale
  • Ndihmon në rritjen e transparencës së financave të kompanisë
  • Ofron raporte të detajuara për analizën e performancës
  • Siguron mënyra efikase për pagesën e faturave
  • Lejon monitorimin e shpenzimeve dhe të ardhurave në një vend
  • Automatizon proceset e faturimit me klientët
Apliko këtu

Tema të ngjajshme

ProCredit prezanton ProConnect – rrjeti i vetëm digjital i biznesit në Europën Juglindore dhe Lindore

ProCredit, grupi gjerman i bankave me fokus te ndikimi social, prezanton ProConnect, një platformë digjitale e thjeshtë dhe intuitive e...

Më shumë

Epoka moderne e pagesave digjitale me Google Pay dhe Bankën ProCredit

Në epokën moderne të telefonave të mençur, ku komunikimi dhe qasja në informacion janë bërë më të lehta, edhe procesi...

Më shumë

Pse ProCredit duhet me qenë patjetër banka e biznesit tënd?

Në peizazhin e sotëm konkurrues ekonomik, Banka ProCredit mbetet lidere në ofrimin e mundësive të jashtëzakonshme për rritjen dhe suksesin...

Më shumë

Pyetjet më të shpeshta

Integrimi i shërbimit e-Commerce të ProCredit Bank Kosova mund të realizohet për subjektet juridike dhe sipërmarrësit të cilët janë të regjistruar dhe operojnë si biznese në Republikën e Kosovës, dhe që posedojnë ueb-faqe apo aplikacion mobil si kanal digjital për të ndërvepruar me klientelën e tyre.

Aktivizimi i shërbimit e-Commerce duhet të kalojë përmes filtrave proceduralë të bankës, me ç’rast klienti fillimisht përfundon aplikimin, pasi që të nënshkruhen marrëveshjet relevante, atëherë do t’ju krijohet ambienti testues, deri në konfirmimin e standardeve nga ana e bankës për tregtarin që të jetë plotësisht i gatshëm ta ofrojë shërbimin e-Commerce për klientët e tij.

Për implementimin e shërbimit e-Commerce, banka posedon të gatshme “plugins” për: OpenCart, Joomla, Drupal,C#, JavaScript dhe Woocommerce. Këto mund të shërbejnë si bazë për zhvilluesit që ta integrojnë këtë shërbim edhe në platformat e tjera.

Shërbimi e-Commerce i ofruar nga ProCredit Bank Kosova është i zhvilluar dhe i mirëmbajtur me standardet ndërkombëtare të Visa dhe Mastercard, ku zbatohen me përpikëri të gjitha kërkesat e sigurisë së pagesave dhe transaksioneve me kartela, duke përfshirë ato 3D Secure Standard, dhe jo vetëm.

Po, patjetër. Përgjatë gjithë procesit të implementimit, do të jeni në kontakt me përfaqësuesit e Departamentit të Kanaleve Digjitale dhe Përkrahjes së Biznesit si dhe me ekipin teknik implementues, ku mund të kontaktoni përmes email-it, numrave të telefonit, si dhe video-thirrjeve nëpërmjet platformës MS Teams. 

Pasi që të integrohet me sukses shërbimi e-Commerce në ueb-faqen apo aplikacionin tuaj mobil, do t’ju krijohet qasja për në e-Commerce Merchant Portal prej ku do t’i monitoroni dhe menaxhoni të gjitha transaksionet në terminalin e-Commerce, ku ndër të tjera, janë dhe opsionet për të realizuar rimbursimin për klientët në rast se është nevoja.

Zhvillimi dhe implementimit i shërbimit është kompetencë e biznesit aplikues. Integrimi duhet të bëhet nga zhvilluesit apo nga kompania e kontraktuar për ta përfunduar këtë projekt. Mirëpo, gjatë procesit implementues, ProCredit Bank Kosova ka ekipin e dedikuar qe t’i ndihmojë zhvilluesit gjatë gjithë këtij procesi.