Siguria në rend të parë

Banka ProCredit i kushton rëndësi të veqantë konfidencialitetit dhe sigurisë së të dhënave, duke përdorur sisteme të avancuara për mbrojtjen e informacionit të llogarive. Megjithatë, duhet të keni kujdes ndaj përdorimit të internetit dhe email-it, pasi mund të keqpërdoren për aktivitete të paligjshme.

Për ta parandaluar këtë, ndiqni disa nga masat e sigurisë të rekomanduara nga banka.

Autentifikimi i sigurt

Autorizimi i pagesave online mbrohet nga Autentifikimi Shumëfaktorësh si:

  • Konfirmimi i transaksioneve në aplikacionin mobil përmes mesazhit njoftues që gjenerohet në aplikacionin MobileSign
  • Autorizimi i pagesave online dhe konfirmimi i transaksioneve përmes kodit njëpërdorimësh (OTP) që dërgohet me SMS
  • Konfirmimi i transaksioneve e-Banking përmes gjenerimit të kodit njëpërdorimësh në pajisjen Token

Të dhënat tuaja të ndjeshme

  • Krijoni fjalëkalime komplekse duke kombinuar së paku një shkronjë të madhe, një shkronjë të vogël, një numër dhe një karakter special ( + % ! - etj.). Gjatësia e fjalëkalimit duhet të jetë minimum 8 karaktere. Shmangni përdorimin e fjalëkalimit të njëjtë për llogari të ndryshme, sidomos për shërbimet bankare.
  • Asnjëherë mos jepni informacion të ndjeshëm, si: fjalëkalimin, numrin e kartës së kreditit, PIN-in e kartës, ose kodin CVV2 (i cili ndodhet në anën e pasme të kartës). Banka ProCredit asnjëherë nuk do t’ua kërkojë këtë informacion, as me telefon, as me email.

Pajisje të sigurta

  • Instaloni antivirusin dhe aktivizoni firewall-in. Përditësoni rregullisht sistemin operativ dhe aplikacionet tjera në pajisjet e juaja.
  • Shmangni përdorimin e pajisjeve të përbashkëta dhe rrjeteve publike WI-FI gjatë qasjes në shërbime bankare ose kryeni transaksione online.

Shfletim i sigurt

  • Mos u qasni në llogarinë tuaj duke klikuar në linqet e pranuara në email apo mesazhet e pakërkuara që pretendojnë të jenë nga banka.
  • Sigurohuni që faqja e Bankës ProCredit fillon me “https://” dhe ka simbolin e drynit në shiritin e adresës. Domeni zyrtar i Bankës ProCredit në Kosovë është “procreditbank-kos.com”. Kontrolloni gjithmonë saktësinë e domenit për të shmangur faqet e internetit mashtruese.
  • Pavarësisht afatit të caktuar për shkyçje automatike, gjithmonë shkyçuni manualisht pas përfundimit të transaksioneve, sidomos nëse përdorni pajisje të përbashkëta.
     

Monitorimi i aktiviteteve të llogarisë

Monitoroni aktivitetin e llogarisë si masë për t’i zbuluar mashtrimet sa më herët. Rekomandojmë kontrollimin e llogarisë së bankimit çdo javë.

Për më shumë informacione dhe praktika mbi sigurinë online, ju lutemi t’i referoheni dokumentit të mëposhtëm: “Informata shtesë mbi sigurinë online.”

Shiko këtu

Mbani mend!

  • Në rast se keni dyshime për vlefshmërinë e ndonjë emaili, mesazhi ose telefonate që duket sikur vjen nga Banka ProCredit,ose nëse mendoni se keni shpalosur informacion konfidencial, ju lutemi raportoni menjëherë duke telefonuar në 038/555-555 apo 049/555-555, ose duke dërguar email në kos.contactcentre@procredit-group.com apo kos.abuse@procredit-group.com 
  • Përditësoni rregullisht të dhënat tuaja të kontaktit në bankë për të mundësuar kontaktin e duhur.
  • Raportoni menjëherë nëse kartela ose telefoni ju është vjedhur ose humbur.