Bordi menaxhues

...
Visar Paçarada

Kryeshef Ekzekutiv i bankës ProCredit në Kosovë

Visar Paçarada shërben si Kryeshef Ekzekutiv i Bankës ProCredit në Kosovë që nga korriku i vitit 2023 dhe si anëtar i Bordit Menaxhues që nga viti 2019. Që nga koha që i është bashkuar bankës në vitin 2007, ai ka luajtur një rol kyç në formësimin e drejtimit strategjik të saj, veçanërisht në zhvillimin e biznesit të NVM-ve, menaxhimin e rrezikut kreditor dhe financimin e qëndrueshëm. Lidershipi i tij ka qenë vendimtar në nxitjen e rritjes së bankës dhe në forcimin e pozitës së saj në treg.

Aktualisht, ai mbikëqyr fushat si: NVM-të, Klientët Privatë, Burimet Njerëzore, Qëndrueshmërinë si dhe Sigurinë e Informacionit. Po ashtu, që nga viti 2023, ai shërben edhe si Nënkryetar i Bordit të Shoqatës së Bankave të Kosovës. Z. Paçarada ka diplomuar në Menaxhimin e Biznesit Ndërkombëtar në “University of Westminster” në Londër si dhe në Akademinë e Menaxhimit ProCredit në Gjermani.

...
Bejtë Cakaj

Zëvendës Kryeshef Ekzekutiv i bankës ProCredit në Kosovë

Bejtë Cakaj shërben si Zëvendës Kryeshef Ekzekutiv i Bankës ProCredit në Kosovë që nga korriku i vitit 2024 dhe si anëtar i Bordit Menaxhues që nga maji i vitit 2019. Ai iu bashkua bankës ProCredit në vitin 2009, duke mbajtur pozita kyçe menaxheriale, kryesisht në menaxhimin e rrezikut dhe në parandalimin e pastrimit të parave. Përveç kësaj, ai ka fituar përvojë të çmuar ndërkombëtare në ProCredit Holding në Frankfurt, ku ka punuar në Departamentin e Rrezikut, duke e avancuar më tej ekspertizën e tij në vlerësimin e rrezikut financiar dhe pajtueshmërinë rregullatore. 

Aktualisht, ai mbikëqyrë Rrezikun Kreditor, Kanalet Digjitale dhe TI-në, Financat, Pagesat dhe Zyrën Mbështetëse, si dhe Shërbimet e Brendshme. Ai ka diplomuar në “Rochester Institute of Technology” në Nju Jork, si dhe në Akademinë e Menaxhimit të ProCredit në Gjermani.