ProCredit Bank ju njofton se me Pagesat e Shpejta (TIPS-K) do të mund të dërgoni para brenda vendit shpejt dhe lehtë përmes E-Banking, në çdo kohë, duke përfshirë fundjavat dhe festat zyrtare, limiti max. deri në 3,000 €. Tarifat për Pagesat e Shpejta aplikohen sipas çmimores së ProCredit Bank.
Para se të konfirmoni pagesën, kontrolloni gjithmonë të dhënat e përfituesit dhe shumën që dëshironi të transferoni.
Pagesa të shpejta brenda vendit, në çdo kohë!
Shënim: Deri në përfshirjen e plotë të gjitha bankave në TIPS-K, ProCredit Bank do të aplikojë çmimet aktuale, duke ju rimbursuar diferencën sipas çmimeve të pagesave të shpejta.