Shfrytëzo fuqinë e diellit
Parku solar prej 3 MWp i grupit ProCredit është një fener shprese për një të ardhme më të pastër dhe më të qëndrueshme. Duke shfrytëzuar fuqinë e diellit, komuniteti lokal do të përfitojë nga një burim i besueshëm i energjisë së pastër, duke e zvogëluar kështu varësinë nga lëndët djegëse fosile dhe, rrjedhimisht, emetimet e gazrave serrë.
Energjia e pastër sot, për një të ardhme më të gjelbër nesër.
Përfitimet
Energjia e pastër që fuqizon të ardhmen
Duke investuar në ProEnergy, po kontribuojmë në krijimin e një të ardhmeje të qëndrueshme për Kosovën. Për më tepër, përmes energjisë së pastër, po e mbrojmë mjedisin tonë dhe po promovojmë progresin social dhe ekonomik. Bashkohu me ne në misionin tonë për të arritur një të ardhme më të gjelbër dhe më të qëndrueshme!
Për të mësuar më shumë rreth qasjes së Bankës ProCredit ndaj bankimit të përgjegjshëm, shikoni:
Rreth investimit
Investitorët: ProCredit Holding AG & Co. KGaA dhe Banka ProCredit Kosovë
Vendndodhja: Grackë e Vjetër, Lipjan
Të dhënat e performancës: Prodhim vjetor prej 3,711 MWh (i barasvlershëm me energjinë elektrike që konsumojnë 450 familje në vit)
Kapaciteti: 3 MWp
Afati kohor i përgjithshëm i projektit:
Kush janë investitorët?
ProCredit Holding AG & Co. KGaA – Me seli në Frankfurt am Main, Gjermani, ProCredit Holding AG & Co. KGaA është kompania amë e grupit ProCredit, i cili është i orientuar drejt zhvillimit dhe përbëhet nga banka komerciale për ndërmarrje të vogla dhe të mesme (NVM) dhe individë privatë. Krahas fokusit të tij operacional në Evropën Juglindore dhe Lindore, grupi ProCredit është aktiv edhe në Amerikën e Jugut dhe në Gjermani. Grupi ProCredit i vlerëson vazhdimisht veprimet dhe vendimet e veta, jo vetëm nga këndvështrimi i përfitimit dhe nevojave të klientëve të saj, por edhe mbi të gjitha, kundrejt ndikimit të mundshëm që këto veprime dhe vendime kanë në shoqëri dhe mjedis.
Për informata shtesë, përfshirë Raportin më të fundit të ndikimit të grupit dhe rezultatet e tij financiare, vizitoni: www.procredit-holding.com