Pajisja me shërbimin e-Banking mund të realizohet duke u shërbyer në njërën prej degëve të Bankës ProCredit.
Orari i degëve është çdo ditë pune nga ora 09:00-16:30.
Për më shumë informata lidhur me lokacionet e degëve mund t’i referoheni linkut: Rrjeti - ProCredit Bank
Kyçja në e-Banking për herë të parë realizohet në aplikacionin mobil ProCredit Kosova, të cilin mund ta shkarkoni në App Store/Play Store. Në vijim, shfrytëzoni të dhënat e pranuara nga ana e bankës me rastin e hapjes së llogarisë:
• Emri i përdoruesit (username) – këtë informatë e keni pranuar bashkë me dokumentet fizike me rastin e hapjes së llogarisë në degë apo në e-mailin me konfirmimin nga banka për aktivizim të llogarisë, në rast se llogaria është hapur 100% online.
• Fjalëkalimi (password) – këtë informatë e keni pranuar përmes SMS-it në numrin tuaj të telefonit.
Pasi të keni shkruar emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin, do të pranoni një SMS me kod sigurie në numrin tuaj të telefonit. Pas vendosjes së kodit, aplikacioni do t’ju kërkojë ta ndryshoni fjalëkalimin njëpërdorimësh që e keni pranuar nga banka dhe më pas ta vendosni PIN-in e aplikacionit.
PIN kodin e përcaktoni sipas dëshirës.
Pasi ta keni vendosur me sukses PIN-in e aplikacionit, do t’ju ofrohet mundësia që, si hap i radhës, ta aktivizoni ose jo autentifikimin biometrik.
Sa herë që dëshironi të kyçeni në shërbimin e-Banking ose të realizoni transaksione përmes e-Banking, duhet ta aprovoni kyçjen ose transaksionin me PIN ose me autentifikim biometrik në aplikacionin mobil.
Bllokimi i emrit të përdoruesit (Username) të e-Banking ndodh automatikisht në momentin që keni tentime me të dhëna të gabuara.
Me resetim të suksesshëm të fjalëkalimit realizohet edhe ç’bllokimi i profilit. Në rast se i posedoni kredencialet e sakta për kyçje dhe ju duhet vetëm ç’bllokimi i profilit, ju mund të na kontaktoni direkt në 038/049-555-555 për ç’bllokim.
Instruksionet për resetim:
Pasi të shkoni në dritaren fillestare të aplikacionit, klikoni në opsionin “Keni harruar fjalëkalimin?”
Plotësoni emrin tuaj të përdoruesit (username) dhe numrin personal.
Pastaj shkruani kodin e sigurisë të cilin do ta pranoni me SMS në numrin tuaj të regjistruar në bankë.
Pas verifikimit me sukses, ju do të mund të vendosni një fjalëkalim të ri sipas kritereve.
Më poshtë gjeni edhe rrjedhën e veprimeve përmes pamjeve në aplikacion.

Ju lutem sigurohuni që emrin e përdoruesit (username) po e shënoni sipas kontratës së e-Banking, meqë në të kundërt nuk do ta pranoni SMS-in, si dhe që numrin e regjistruar në bankë e keni aktiv për pranimin e SMS-it.
Në rast se nuk e posedoni numrin e telefonit të regjistruar në bankë apo emrin e përdoruesit, sistemi nuk ju lejon të vazhdoni tutje dhe duhet të vizitoni degën për resetim të fjalëkalimit dhe modifikim/regjistrim të të dhënave.
Orari i degëve është çdo ditë pune nga ora 09:00-16:30.
Për më shumë informata lidhur me lokacionet e degëve mund t’i referoheni linkut: Rrjeti - ProCredit Bank
Në rast se keni harruar fjalëkalimin për kyçje në shërbimin tuaj e-Banking, mund ta resetoni/rivendosni direkt në aplikacionin mobil.
Pasi të shkoni në dritaren fillestare të aplikacionit, klikoni në opsionin “Keni harruar fjalëkalimin?”.
Plotësoni emrin tuaj të përdoruesit (username) dhe numrin personal.
Pastaj shkruani kodin e sigurisë të cilin do ta pranoni me SMS në numrin tuaj të regjistruar në bankë.
Pas verifikimit me sukses, ju do të mund të vendosni një fjalëkalim të ri sipas kritereve.
Më poshtë gjeni edhe rrjedhën e veprimeve përmes pamjeve në aplikacion.

Ju lutem sigurohuni që emrin e përdoruesit (username) po e shënoni sipas kontratës së e-Banking, meqë në të kundërt nuk do ta pranoni SMS-in, si dhe që numrin e regjistruar në bankë e keni aktiv për pranimin e SMS-it.
Në rast se nuk e posedoni numrin e telefonit të regjistruar në bankë apo emrin e përdoruesit, sistemi nuk ju lejon të vazhdoni tutje dhe duhet të vizitoni degën për resetim të fjalëkalimit dhe modifikim/regjistrim të të dhënave.
Orari i degëve është çdo ditë pune nga ora 09:00-16:30.
Për më shumë informata lidhur me lokacionet e degëve mund t’i referoheni linkut: Rrjeti - ProCredit Bank
Në rast se keni harruar PIN-in për qasje në aplikacionin m-Banking dhe për kyçje në shërbimin tuaj e-Banking, mund ta resetoni/rivendosni direkt në aplikacion.
Pasi ta hapni aplikacionin, klikoni në opsionin “Ke harruar PIN?”
Plotësoni:
Numrin personal
4 numrat e fundit të kartelës
Numrin e telefonit
Pastaj shkruani kodin e sigurisë të cilin do ta pranoni me SMS në numrin tuaj të regjistruar në bankë.
Pas verifikimit me sukses, do të mund të vendosni një PIN të ri.
Pasi ta keni vendosur me sukses PIN-in e aplikacionit, do t’ju ofrohet mundësia që, si hap i radhës, ta aktivizoni ose jo autentifikimin biometrik.
Në rast se e keni fshirë aplikacionin apo e keni ndërruar pajisjen tuaj telefonike dhe nuk keni qasje në aplikacion, pas shkarkimit të aplikacionit mobil “ProCredit Kosova” nga App Store/Play Store, duhet të ndiqni hapat në vijim:
Vendosni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin dhe realizoni hyrjen.
Në faqen e radhës “Konfirmoni njoftimin e aplikacionit”, klikoni butonin “Vendos”.
Plotësoni informatat e kërkuara:
Numrin e telefonit (bashkë me prefiks)
Numrin personal
Datën e lindjes
Klikoni butonin “Konfirmo”. Në vijim do të pranoni një SMS me kod sigurie në numrin tuaj të telefonit. Pas vendosjes së kodit, aplikacioni do t’ju kërkojë ta vendosni PIN-in e aplikacionit. PIN kodin e përcaktoni sipas dëshirës.
Sa herë që dëshironi të kyçeni në shërbimin e-Banking ose të realizoni transaksione përmes e-Banking, duhet ta aprovoni kyçjen ose transaksionin me PIN ose autentifikim biometrik në aplikacionin mobil.
Nëse nuk keni arritur të merrni informacionin e kërkuar, ju lutemi na kontaktoni në Qendrën e Kontaktit në numrat 038/049 555 555 ose përmes e-mailit: kos.kujdesiperkliente@procredit-group.com.
Aplikimin për kartelë mund ta realizoni online përmes e-Banking (versioni desktop) apo përmes aplikacionit të ri të bankës ProCredit Kosova.
Më poshtë gjeni instruksionet për aplikim nga versioni desktop:
Në aplikacionin mobil:
Në rast se nuk keni qasje në shërbimin e-Banking, ju lutemi të vizitoni degën më të afërt.
Për të realizuar bllokimin apo ç’bllokimin e kartelës, ju lutemi ndiqni hapat në vijim përmes aplikacionit ProCredit Bank Kosova:
Shërbimi po ashtu mund të realizohet në Qendrën e Kontaktit duke telefonuar në numrat: 038/049-555-555.
Ju mund ta aktivizoni kartelën digjitale në aplikacionin mobil ProCredit Kosova tek menyja Kartelat & Llogaritë > Kartelat, duke klikuar tek fotografia e kartelës suaj.
Hapni aplikacionin ProCredit Bank Kosova.
Zgjidhni menynë “Kartelat dhe llogaritë”.
Klikoni te “Kartelat”.
Zgjidhni fotografinë e kartelës suaj.
Klikoni opsionin “Ndrysho PIN”.
Pas vendosjes së kodit PIN, ju mund ta përdorni kartelën për të realizuar pagesa online apo pagesa fizike pas shtimit në Kuletën Digjitale.
Për aktivizimin e kartelës fizike pasi e keni pranuar nga posta, ekzistojnë dy alternativa:
Përmes SMS-it
Ju duhet të dërgoni një SMS nga numri juaj i telefonit të regjistruar në bankë. SMS-i dërgohet në numrin 50334.
Në përmbajtje të SMS-it vendosen 4 numrat e fundit të kartelës, pa tekst shtesë.
Përmes aplikacionit mobil m-Banking
Pasi ta keni pranuar nga posta kartelën tuaj të re, ajo do të shfaqet e hijëzuar në aplikacion. Për ta aktivizuar, duhet të klikoni butonin “Aktivizo kartelën fizike” dhe të shkruani kodin unik që e keni pranuar të shkruar në zarf bashkë me kartelën.
Rrjedha e aktivizimit të kartelës fizike në aplikacion është si më poshtë:

Për ta vendosur kartelën në Kuletën Digjitale/Digital Wallet, ju lutemi ndiqni hapat në vijim përmes aplikacionit ProCredit Bank Kosova:
Hapni aplikacionin ProCredit Bank Kosova.
Zgjidhni menynë “Kartelat dhe llogaritë”.
Klikoni te “Kartelat”.
Zgjidhni kartelën që dëshironi ta shtoni në Wallet.
Klikoni opsionin “Ndrysho/Vendos PIN”.
Pas këtij hapi, klikoni “Shto në kuletën digjitale” (Add to Digital Wallet).
Modifikimi i disa prej limiteve të kartelës mund të realizohet direkt përmes aplikacionit mobil “ProCredit Kosova”.
Pas kyçjes në aplikacion, duhet të kaloni tek “Kartelat & Llogaritë”, të klikoni tek “Kartelat” dhe të zgjidhni fotografinë e kartelës suaj.
Në vijim, gjeni menynë “Menaxho limitet e kartelës” dhe mund të zgjidhni llojin e limitit të cilin dëshironi ta modifikoni.
Nëse nuk keni arritur të merrni informacionin e kërkuar, ju lutemi na kontaktoni në Qendrën e Kontaktit në numrat 038/049 555 555 ose përmes e-mailit: kos.kujdesiperkliente@procredit-group.com.
Informatat për pranimin e mjeteve nga jashtë për përfitues në Bankën ProCredit në Kosovë mund t’i gjeni si më poshtë:
Dokumentin e personalizuar mund ta shkarkoni nga shërbimi juaj e-Banking, versioni desktop, tek menyja: Profili i përdoruesit > Receiving money from abroad.
Realizimi i transferit drejt llogarive kombëtare mund të realizohet direkt online përmes platformës e-Banking.
Transferi kombëtar mund të realizohet përmes:
Aplikacionit mobil:
Kyçuni në aplikacionin mobil ProCredit Kosova.
Kaloni tek menyja Transferët > Kombëtarë.
Plotësoni të dhënat e transferit dhe konfirmoni transferin direkt në aplikacionin mobil.
Versionit desktop (webfaqe):
Kyçuni në versionin desktop të e-Banking përmes linkut: Hyrje në ProCredit Bank e-Banking
Kaloni tek menyja Transferët > Kombëtarë.
Plotësoni të dhënat e transferit dhe konfirmoni transferin përmes aplikacionit mobil.
Në rast se nuk posedoni shërbimin e-Banking, ju mund të pajiseni me shërbimin në njërën prej degëve të bankës apo edhe ta inicioni transferin nga dega.
Realizimi i transferit drejt llogarive ndërkombëtare mund të realizohet direkt online përmes platformës e-Banking.
Transferi ndërkombëtar mund të realizohet përmes:
Versionit desktop (webfaqe):
Kyçuni në versionin desktop të e-Banking përmes linkut: Hyrje në ProCredit Bank e-Banking
Kaloni tek menyja Transferët > Ndërkombëtarë.
Plotësoni të dhënat e transferit dhe konfirmoni transferin përmes aplikacionit mobil/metodës së sigurisë aktive.