ProCredit Bank shpallet “Banka më e mirë në Kosovë” për vitin 2026

ProCredit Bank Kosova është shpallur “Banka më e mirë në Kosovë” për vitin 2026 nga IntelliNews, në kuadër të Emerging Markets Financial Leadership Awards.

Ky çmim është rezultat i një procesi të pavarur dhe profesional vlerësimi nga një juri ndërkombëtare me ekspertizë në industrinë financiare, bazuar në performancën, rezultatet, zhvillimin dhe pozicionimin e bankave në treg.

Në kategorinë “Banka më e mirë”, vlerësimi bëhet në nivel shteti, duke përzgjedhur bankën fituese të secilit treg.

Ky vlerësim është një tjetër konfirmim i përkushtimit tonë ndaj klientëve, inovacionit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe ofrimit të shërbimeve bankare cilësore.

Shikoni rezultatet zyrtare të publikuara nga IntelliNews.