Politike životne sredine Banke

Organizaciona šema
  • Misija banke
  • Struktura banke
  • Etika biznisa
  • Politike zaštite životne sredine
  • Žalbe
  • Saglasnost
  • Financijska objavljivanja

Sistemi i brendshëm i menaxhimit mjedisor Sistemi i brendshëm i menaxhimit mjedisor Kreditë e gjelbra
Sistemi i brendshëm i menaxhimit mjedisor ka për qëllim avancimin e performancës së brendshme mjedisore të bankës, siç është investimi në infrastrukturën e degëve të bankës për shfrytëzimin efiçient të energjisë, duke zvogëluar shpenzimet e rrymës dhe karburanteve, zvogëlimin e shfrytëzimit të ujit, zvogëlimi i përdorimit dhe riciklimin e  materialeve të letrës, plastikës etj. Menaxhimi i riskut mjedisor në kredidhënie – ne përcaktojmë standarde edhe në lidhje me ndikimin që kanë në mjedis kreditë tona, duke i vlerësuar aktivitetet biznesore te klientëve tanë në bazë të kritereve mjedisore. Përmes inkorporimit të çështjeve mjedisore në procesin e miratimit të kredisë, ProCredit Bank po ashtu kontribuon në ndërgjegjësimin e klientëve dhe në uljen e ndikimit negativ të aktiviteteve të tyre në mjedis. Krditë e Gjelbra (EKO Kreditë) – janë produkte kreditore të dizajnuara enkas për investime në kursimin e energjisë, investime në burime të energjisë së ripërtëritshme, dhe investime të tjera ekologjikisht miqësore. Duke financuar investime të tilla, ne kontribuojmë në promovimin e bizneseve dhe shtëpive ekologjikisht miqësore, dhe njëkohësisht stimulojmë ekonominë e gjelbër në Kosovë.